Real Madridi udhëheq garën për shërbimet e David Alabas, ndërkohë që ka konkurrencën e shumë klubeve, si Manchester City, Paris Saint-Germain, Liverpool, Manchester United e Chelsea.
Pas vendimit të austriakut që të mos e rinovojë marrëveshjen me Bayern Munich, ai është bërë shënjestër e klubeve të shumta.
Los Blancos kanë qenë vazhdimisht të interesuar për 28-vjeçarin dhe siç po qëndrojnë gjërat janë favoritë për nënshkrimin e tij.
Madje ka pasur spekulime se marrëveshja është arritur dhe mbrojtësi i ka bërë testet mjekësore, por klubi madrilen ka mohuar diçka të tillë duke sugjeruar se marrëveshja eventuale mund të arrihet në muajin prill ose në maj.
Alaba ka kërkuar 13 milionë euro pagë vjetore për të rinovuar me Bayernin, ndërsa City i ka ofruar 14 milionë euro në sezon (plus bonuset).
Reali në anën tjetër do ta paguajë 11 milionë euro duke e bëtë lojtarin e katërt më të paguar (pas Eden Hazard që paguhet 14 milionë euro në sezon, Sergio Ramos e Karim Benzema që përfitojnë nga 12 milionë euro në vit). /Telegrafi/