Site icon Telegrafi

Reali është i gatshëm për ‘el Clasico’

Zinedine Zidane beson se Real Madridi e dëshmoi se është i gatshëm për ‘el Clasico’, pas fitores prej 4-0 kundër Sevillas.

Me golat e Karim Benzemas, Cristiano Ronaldos, Gareth Bale e Jese Rodriguez, Los Blancos u afruan me një pikë me Atletico Madridin, ndërsa mbesin dhjetë pikë prapa Barcelonës.

Ndeshja e parë e Mbretërve, pas pauzës për ndeshjet e përfaqësueseve, do të jetë kundër liderit (më 2 prill) në atë që njihet si derbi më i madh botëror.

“Kemi kaluar një nga javët më të mira sa i përket aspektit të stërvitjeve. Ky është produkt i angazhimit të lojtarëve. Zhvilluam një prej ndeshjeve më të mira prej se unë jam trajner”.

“Secila përballje është ndryshe, po llogaris te secili lojtar deri në fund. Të gjithë janë të rëndësishëm”.

“Clasicot janë gjithmonë të veçanta. Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi dhe ishte e rëndësishme që t’i qasemi pas një fitoreje. Jemi të gatshëm, do të jetë një ndeshje e shkëlqyer”, ka deklaruar trajneri. /Telegrafi/

Exit mobile version