Real Madridi ka regjistruar fitore bindëse si mysafir i UD Melillas (4-0) në ndeshjen e parë të 1/16 të finales të Kupës së Mbretit.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 28-të kur pas një asistimi nga Alvaro Odriozola, realizoi Karim Benzema.
Në fund të pjesës së parë (45’+1) rezultati u dyfishua me golin e Marco Asensios, i cili u asistua nga Viniciues Junior.
Një gol tjetër për Los Blancos u shënua në pjesën e dytë (79′) përmes Alvaro Odriozolas, ndërsa asistues ishte sërish Viniciues.
Rezultatin përfundimtar e vendosi Cristo Ramon Gonzalez Perez (90’+2) falë asistimit nga Odriozola.
Rezultati prej 4-0 e bën favorit Real Madridin për të vazhduar tutje në Kupën e Mbretit, duke qenë se ndeshjen e kthimin e zhvillon në Santiago Bernabeu.
Duhet përmendur se kjo ishte ndeshja e parë e Los Blancos nën drejtimin e trajnerit të ri Santiago Solari, i cili zuri vendin e Julen Lopeteguit të shkarkuar. /Telegrafi/