Lajmi se Real Madridi e ka kthyer interesimin për Neymarin, është bërë sensacion këto ditë në mediat sportive duke tërhequr paksa vëmendjen nga Paul Pogba.
Në ndërkohë, Sportsmail ka treguar disa detaje lidhur me shumën e parave, të cilën duhet ta paguajnë Los Blancos për shërbimet e sulmuesit të Paris Saint-Germainit.
Braziliani përfiton rreth 35 milionë euro neto në Francë, kjo do të thotë se duke marrë në konsideratë 43 për qind të tatimit në Spanjë, Reali do të duhet të paguajë afro 70 milionë euro në vit vetëm për pagën e lojtarit.
Njëherësh, Mbretërit duhet t’ia paguajnë PSG-së 180 milionë euro (aq sa klubi francez ka kërkuar nga Barcelona) për çmimin e lojtarit.
Kjo shifër mund të ulet në rast se përfshihen lojtarë në marrëveshje, mirëpo kampioni i Ligue 1 është interesuar më shumë për mesfushorë dhe portierë, sesa për sulmues, prandaj ideja për përfshirjen e Gareth Bale apo James Rodriguez, nuk do të funksionojë. /Telegrafi/