Telegrafi

Reali dhe Lewandowski, tjera risi

Real Madridi vazhdon tratativën për transferimin e Robert Lewandowskin.

AS shkruan se klubi gjerman nuk po dëshiron të heqë dorë as se si nga lojtari.

Megjithatë, polaku ka kontratë deri në vitin 2019 me Bayernin dhe bisedimet për rinovim kanë dështuar, pasi që ai kërkon 20 milionë euro në vit – shumë që për të Bayerni nuk do ta paguajë.

Megjithatë, raportohet se drejtori i Realit Jose Angel Sanchez dhe agjenti i polakut, Cezary Kucharski tashmë kanë një akord për transferim.

Reali është i gatshëm të dërgojë një ofertë te Bayerni nëse ata shprehin vullnet për të shitur edhe pse sipas sinjaleve të para shuma e parë që duhet paguar është 100 euro euro, minimum kërkesë kjo e Bayernit.

Florentino Perez nuk është i gatshëm t’u hyjë aventurave të tilla dhe shpreson që vullneti i lojtarit të ndikojë në këtë sagë. /Telegrafi/