Telegrafi

Reali i dha fund rrugëtimit të gjatë të Barcës pa humbje

Para El Clasicos mezi që mbahej mend hera e fundit kur Barcelona kishte humbur një ndeshje.

Katalunasit kishin 39 ndeshje pa humbje në të gjitha garat këtë sezon, por këtij rekordi i erdhi fundi në Camp Nou.

E gjitha kjo pasi kataluasnit humbën në shtëpi ndaj Real Madridit me rezultat 1-2, me golat e Karim Benzemas dhe Cristiano Ronaldos.

Diferenca mes Los Blancos dhe Barcës në vendin e parë tani është vetëm shtatë pikë. /Telegrafi/