Telegrafi

Reali dëshiron Mario Hermoson

Mario Hermoso ka përfunduar në radarin e gjigantit spanjoll, Real Madridit.

Mbretërit nuk kanë kryer ndonjë transferim të madh të afatin e fundit kalimtar dhe ky sezon nuk ka nisur edhe aq mirë për të.

Njëri nga faktorët kryesor të rezultateve jo të mira, padyshim se është fondi i paktë i futbollistëve.

Real Madrid (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Drejtuesit e klubit janë duke shikuar mundësinë e ndonjë transferimi të ri gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas gazetës Marca, Los Blancos janë duke e shikuar me kujdes situatën e mbrojtësit të Espanyolit, Mario Hermoso.

Hermoso gjatë një dueli në ajër me Sergio Ramosin (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Hermoso pëlqehet shumë nga drejtuesit madrilen, të cilët janë duke shtyrë drejt një marrëveshje gjatë janarit.

Lexo po ashtu Kundërshtari i nesërm i madrilenëve, Hermoso: Reali më bëri futbollist

Espnayol thuhet se nuk janë të interesuar ta shesin qendërmbrojtësin, por do të detyroheshin shkaku i balancimit të librave financiar.

23-vjeçari spanjoll vjen në akademia e Real Madridit dhe disa herë ka shprehur dëshirën që të luaj edhe në ekipin e parë. /Telegrafi/