Real Madridi dëshiron që të dëgjojë ofertat për Iscon.
El Mundo Deportivo shkruan se klubi mbretëror është pajtuar që të dëgjojë ofertat për mesfushorin për herë të parë.
Isco, i cili është i lidhur me kontratë deri në vitin 2022, ka një klauzolë prej 700 milionë eurosh, por bordi i Realit tash është gati ta shesë lojtarin.
Vendimi është marrë pas humbjes nga Eibari, ku Isco refuzoi që t’ia zgjaste dorën trajnerit të tij, Santiago Solari.
Në përgjigje të tij, Solari e ka lënë jashtë ndeshjes Iscon për sfidën ndaj Romës.
Tash, edhe bordi thuhet se e ka vënë në shitje dhe nuk do të marrë parasysh fare klauzolën e vënë në kontratën e tij.
Isco kërkohet nga shumë klube, përfshirë Juventusin. /Telegrafi/