Site icon Telegrafi

Reali beson në transferimin e Mbappe dhe Haaland në verën e ardhshme

(Foto: FootballTransfers)

Real Madridi vazhdon të besojë se do të sigurojë shërbimet e Kylian Mbappe dhe Erling Haaland gjatë vitit 2022 – bën të ditur Defensa Central.

Los Blancos bënë ofertë të majme për anësorin e Paris Saint-Germainit gjatë afatit të kaluar veror, mirëpo klubi francez refuzoi të hynte në bisedime.

Kampioni i botës në verën e ardhshme mund të bëhet lojtar i lirë, nëse nuk e rinovon kontratën me PSG. Kjo do të thotë se Reali mund t’i fillojë bisedimet për marrëveshje personale që në muajin janar.

(Foto: Tribuna.com)

Një tjetër futbollist i rëndësishëm në radarin e mbretërve është sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

21-vjeçari është në ngritje të vazhdueshme të formës dhe Madridi beson se me një ofertë të madhe do ta bindë BVB-në për ta lejuar largimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version