Telegrafi

Reali bëhet gati për dënim nga UEFA, priten shumë transferime

Real Madridi po bëhet gati për një dënim të madh nga UEFA për transferime, andaj do të bëjë investime të mëdha sa më shpejt që është e mundur.

Los Blancos dhe Atletico Madrid përballen me dëdnime të mundshme për transferimin e lojtarëve të rinj nën 18 vjeç nga jashtë Spanja dhe nëse apeli i tyre dështon, atëherë dënimi për transferime mund të hyjë në fuqi janarin e vitit të ardhshëm, me implementim në verën e vitit 2017, shkruan Telegrafi.

Për këtë, besohet se është i informuar Florentino Perez, i cili tashmë ka bërë gati valixhet përplot me para dhe dëshiron që këtë verë t’i kryejë investimet për dy vitet e ardhshme.

Paul Pogba është një emër që kërkohet nga Reali ashtu si emra tjerë, teksa mënyra e transferimeve do të jetë si në vitin 2009 kur për një herë erdhën Ronaldo, Kaka dhe Xabi Alonso. /Telegrafi/