Corentin Tolisso do të largohet nga Bayern Munichu, por ende mbetet enigmë nëse do të ndodh largimi në janar ose në verë.
Mesfushori francez është futur në vitin e fundit të kontratës me Bavarezët dhe largimi i tij nga Allianz Arena është shumë i sigurt.
Shumë skuadra janë vënë pas futbollistit francez, por garës së fundmi iu ka bashkuar edhe Real Madrid.
Carrusel Deportivo ka raportuar se lojtari i është ofruar Real Madridit dhe drejtuesit e klubit spanjoll po e konsiderojnë seriozisht nënshkrimin me të.
Carlo Ancelotti e njeh mirë lojtarin pasi ka punuar me të në Munich dhe mund të ribashkohet nga sezoni i ri.
Gjithsesi ka edhe skuadra të tjera të interesuara për Tolisson si Roma, Juventus, Inter, Arsenal e Paris Saint Germain.
27-vjeçari është pjesë e Bayernit që nga viti 2017, derisa këtë edicion ka zhvilluar 13 paraqitje ku ka shënuar një gol e ka asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/