Telegrafi

Reali arrin rekordin e Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Real Madrid është finalisti i dytë pas Atletico Madridit në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Madrilenët triumfuan me rezultat minimal prej 1:0 kundër Manchester Cityt në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kjo ka bërë që Los Blancos të arrin një rekord, të cilin e zotëronte Arsenali i viteve 2005-06.

Në fakt, Real Madridi tashmë në dhjetë ndeshje nuk ka pësuar gol gjatë këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, duke arritur të njëjtin numër sikurse Gunners, transmeton Telegrafi.

Reali ka edhe një ndeshje në dispozicion, e cila mund ta bëjë ekipin e vetëm në histori të Ligës së Kampionëve me më së shumti ndeshje pa pësuar gol.

Kujtojmë se Reali më 28 maj do të takohet në finale me rivalin lokal, Atletico Madridin, të cilin e kishte mposhtur para dy viteve. /Telegrafi/