Site icon Telegrafi

Reali arrin marrëveshje verbale me mbrojtësin e Portos?

Sipas një raporti të medieve spanjolle, Real Madridi ka arritur një marrëveshje verbale për të nënshkruar me mbrojtësin brazilian të Portos, Felipe Monteiro.

Gazeta e njohur spanjolle ‘AS’, e sheh transferimin e 27-vjeçarit brazilian në Bernabeu si çështje të kthyer pasi sipas tyre është rënë dakord nga të gjitha palët.

Lexo po ashtu Real Madridi refuzohet për Donnarumman

Qendërmbrojtësi brazilian do të vjen të zëvendësojë Pepen në skuadrën e Madridit, me kontratën e reprezentuesit portugez që skadon këtë verë dhe ende nuk ka marrë ofertë nga klubi për një zgjatje një-vjeçare .

Monteiro u bashkua me Porton verën e kaluar pas një qëndrimi pesëvjeçar në Corinthians dhe ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë në futbollin evropian, duke impresionuar agjentët e Realit, të cilët kanë gjurmuar progresin e tij në muajt e fundit.

Mbrojtësi qendror ka luajtur 24 ndeshje për ‘Dragonët’ këtë sezon dhe shfaqjet e tij mbresëlënëse i kanë fituar atij një thirrje në skuadrën kombëtare të Brazilit.

Lexo po ashtu Zidane e dëshiron me çdo kusht shqiptarin në Real Madrid

Raporti gjithashtu thekson marrëdhëniet e mira mes dy klubeve dhe se gjigantët portugez do të jenë të gatshëm për të shitur lojtarin, për të ndihmuar vetën që të pastrojnë borxhin e tyre të konsiderueshëm.

Çmimi i futbollistit nuk është përmendur askund, por besohet që Porto nuk e lëshon lojtarin nën shifrat e 25-30 milionë eurove. /Telegrafi/

Exit mobile version