Telegrafi

Reali aktivizon klauzolën për riblerjen e Moratas

Real Madridi e ka njoftuar Juventusin se do të paguajnë shumën prej 30 milionë eurosh, sipas marrëveshjes, për riblerjen e Alvaro Moratas.

Diçka e tillë ishte e pritshme, duke marrë parasysh klauzolën në kontratën e spanjollit, mirëpo dy klubet janë duke punuar në formalizimin e saj, pasi po zhvillojnë bisedime edhe për mundësinë e transferimit të Paul Pogbas.

La Gazzetta dello Sport raporton se Zonja e Vjetër ka marrë një komunikim formal nga Reali se deri më 30 qershor do ta paguajë shumën prej 30 milionë eurosh, sipas klauzolës për riblerjen e lojtarit.

MOS I HUMBNI: Lajmet e fundit për transferimet

Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Juves, Beppe Marotta: “Real Madridi na ka informuar për qëllimin e tij për të ushtruar të drejtën për ta riblerë. Vetëm duhet pritur derisa oferta të bëhet formale|.

Nuk dihet nëse Los Blancos do ta mbajnë apo do ta shesin sërish Moratan, të cilin tash do ta vlerësojnë 75 milionë euro. /Telegrafi/