Telegrafi

Real Sociedadi është i shqetësuar me interesimin e Real Madridit për Alexander Isak

Tifozët e Real Sociedadit do të ndihen relativisht të lumtur me tregun e tyre të transferimeve të verës pas nënshkrimeve të tyre ambicioze dhe premtuese. Megjithatë, vetë klubi është i shqetësuar se planet e tyre mund të rrezikohen nga Real Madrid .

Klubi bask humbi shërbimet e Adnan Januzaj dhe Portu këtë verë, por ka forcuar sulmin e tyre me emra si Brais Mendez, Takefusa Kubo dhe Mohamed-Ali Cho.

Megjithatë, ata kanë vetëm një sulmues të pastër në skuadër aktualisht: suedezin Alexander Isak.

22-vjeçari pati një sezon të dobët herën e fundit, por shumica e njohin atë si një nga lojtarët më të talentuar në futbollin evropian. Përfshirë Real Madridin.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, baskët janë të shqetësuar se Real Madridi do të bëjë një lëvizje për sulmuesin suedez në muajin gusht.

Ata janë të vetëdijshëm për interesimin nga Real Madridi dhe ndërsa ai ka një klauzolë të lartë blerjeje (90 milionë euro), ata kanë frikë se Isak mund të kërkojë të largohet nëse Los Blancos do të bënte një ofertë të konsiderueshme.

Nëse kjo ndodh, atëherë do të detyronte një ri-mendim total të skuadrës nga menaxheri Imanol Alguacil dhe drejtori sportiv Roberto Olabe.

Isak është maja e shtizës së sulmit të baskëve dhe pa të, ata do të luftonin për të gjetur një zëvendësues me të njëjtin projeksion apo talent.

Pavarësisht këtyre raporteve, duhet të theksohet se Carlo Ancelotti ka thënë se Real Madridi ka mbaruar shpenzimet dhe ende ka Mariano Diaz, Borja Mayoral dhe Juanmi Latasa si mbulesë për qendërsulmuesin Karim Benzema. /Telegrafi/