Site icon Telegrafi

Real Madridit do t’i kushtonte 80 milionë euro shkarkimi i Zidane

Florentino Perez dhe Zinedine Zidane

Real Madrid do të përballet me një shpenzim prej gati 80 milionë eurosh nëse ata vendosin të largojnë Zinedine Zidane nga stoli i tyre.

Francezi është nën presion të madh pas një fillimi të dobët të sezonit në La Liga dhe humbjes 3-0 në Ligën e Kampionëve nga Paris Saint-Germain.

Mediat spanjolle kanë filluar të flasin për një largim të Zidanet nga Santiago Bernabeu, ndërsa Jose Mourinho, Massimiliano Allegri dhe Raul shihet si pasues.

Megjithatë, shkarkimi i trajnerit francez si duket ka një problem të madh financiar.

Lexo po ashtu Allegri shihet si pasues i Zidanet te Real Madridi

Sipas gazetës Sport, nëse presidenti Florentino Perez zgjedhë të veprojë, ai do të përballet me një faturë prej afër 80 milionë eurosh.

Zidane rrezikon shkarkimin (Foto: Marca.com)

Zidane fiton 13 milionë euro në sezon dhe ka tre vjet kontratën e tij: 39 milionë euro në total.

Totali i asaj kontrate do të bëhej gati dyfish në pagesat bruto. /Telegrafi/

Exit mobile version