Telegrafi

Real Madridit padit Benfican për Garayn!

Real Madridi ka paditur në CAS skuadrën portugeze të Benficas për mbrojtësin Ezequiel Garay.

Kjo histori e çuditshme sot është raportuar nga mediat portugeze.

E gjithë kjo histori lidhet me kalimin e mbrojtësit argjentinas nga Benfica te Zenitit për 6 milionë euro.

Sipas Realit, në atë shitje ka mashtrim në lidhje me shifrën e paguar, që duhej të ishte shumë më e lartë.

Në vitin 2008 Reali e bleu Garayn për 10 milionë euro nga Racing Santander.

Lexo po ashtu Këto janë 20 stadiumet me më shumë spektatorë (Foto)

Më pas, në vitin 2011, Reali ia shiti te Benfica vetëm për 5.5 milionë euro, por me kusht që do të merrte 50% të shumës në rast rishitjeje.

Kur Benfica e shiti në vitin 2014, Reali mori vetëm 3 milionë euro, por tani Reali akuzon. Pse Benfica e shiti për 6 milionë, kur kishte një ofertë prej rreth 15 milionë euros nga Bayern Munich ?

Tani mbrojtësi i Zeniti është shitur te Valencia për 20 milionë euro. /Telegrafi/