Real Madridi ka fituar 2-1 në udhëtim te Celta Vigo në javën e dhjetë në La Liga.
Los Blancos e nisën mirë takimin, me çka edhe u erdhi epërsia me një super gol.
Ishte Kylian Mbappe, ai që realizoi nga mbi 15 metra distancë, duke tundur rrjetën e portës së Cletas në minutën e 20-të.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, por që mund të kishte më shumë gola.
Në pjesën e dytë kishte edhe më shumë spektakël, pasi u shënuan dy gola të tjerë.
Celta Vigo i barazoi shifrat në 1-1, kur Oscar Mingueza asistoi te Williot Swedberg (51’).
Por, Los Blancos e rikthyen epërsinë me golin e Vinicius Junior, që shënoi në minutën e 66-të ,e një asistim të Luka Modric.
Pas javës së dhjetë, Real Madridi ka 24 pikë, aq sa ka edhe Barcelona si lidere, ndërsa në xhiron e 11-të do të zhvillohet El Clasico, aty ku do të përcaktohet lideri. /Telegrafi/