Manchester United është gati të shesë Lisandro Martinez në vitin 2025.
Real Madridi e ka nën vëzhgim argjentinasin për sezonin e ardhshëm.
Dhe talkSPORT raporton se United do të jetë i përgatitur të dëgjojë ofertat për Lisandro.
Nëse Reali bën ofertën e duhur, United do të pranojë menjëherë shitjen e argjentinasit.
Pretendohet se 26-vjeçari është “jashtë planeve” të Ruben Amorim shkaku i gjatësisë së tij.
Andaj, Real Madridi planifikon që të bëjë një ofertë rreth 35 milionë euro për Lisandron. /Telegrafi/