Telegrafi

Real Madridi vështron situatën e Sterlingut, do të tentojë transferimin e tij në verë

Real Madridi është i gatshëm të tentojë transferimin e sulmuesit anësor të Manchester Cityt, Raheem Sterling.

Mbretërit janë duke menduar përforcimin e skuadrës për sezonin e ri dhe tashmë kanë etiketuar yllin e Cityt, Sterling, si njërin nga objektivat kryesore.

Sipas mediumit britanik The Telegraph, Reali është duke e vëzhguar situatën e lojtarit me qëllim që të lëviz për anglezin këtë verë.

Lexo po ashtu Formacioni më i shtrenjtë në botë me vlerë 1.5 miliard sipas vlerave të transferimeve – Gjenden Messi e Mbappe, mungojnë Ronaldo e Neymar

Sterling ka një marrëveshje deri në vitin 2023 dhe pret të hapë bisedime të reja mbi kontratën me Cityn në muajt e ardhshëm.

Dhe nëse gjërat nuk përparojnë pozitivisht, Reali do të tentojë shansin e tyre dhe të provojë transferimin e reprezentuesit anglez.

Sterling është një nga të preferuarit e presidentit të Realit, Florentino Perez, i cili ka qenë i vetëdijshëm për talentin e tij që kur ishte i ri duke lëvizur nga QPR në Liverpool. /Telegrafi/