Telegrafi

Real Madridi vështirë të ‘shkatërrohet’ nga COVID 19, vetëm mbrojtës krahu ka gjashtë në vlerë 178 milionë euro

Fabio Capello kishte thënë se klubi i vetëm në Spanjë që nuk do të shkatërrohet nga kriza e COVID-19 është Real Madridi, dhe kjo duket e vërtetë.

Kjo pasi ata vetëm mbrojtës krahu ka gjashtë dhe vlera e tyre është 178 milionë euro.

Aktualisht në skuadër ka tre, ndëra po aq janë në huazim.

Marcelo vlen 16 milionë euro, Ferland Mendy vlen 32 milionë euro dhe Dani Carvajal vlen 40 milionë euro, që të gjithë pjesë e Real Madridit.

Vlera e të huazuarve është po aq pothuajse nga ata që janë në skuadër.

Achraf Hakimi ka vlerë prej 54 milionë euro, sipas Transfermarkt.

Sergio Reguilon ka vlerë 20 milionë euro, ndërsa Alvaro Odriozola vlen 10 milionë euro.

/Telegrafi/