Telegrafi

Real Madridi i vendosur ta transferojë Ruizin

Real Madridi është i vendosur që ta transferojë Fabian Ruizin nga Napoli.

Cadena Ser raporton se Los Blancos duan që në këtë muaj ta përfundojë transferimin e mesfushorit spanjoll.

Napoli thuhet se është i gatshëm që ta shesë Ruizin, por që kërkon mbi 100 milionë euro.

Lexo po ashtu Ruiz i tunduar nga mundësia për t’iu bashkuar Realit

Madrilenët nuk janë të vetëm në garë për lojtarin, pasi ata po i rivalizon edhe Barcelona, që po e vëzhgon nga afër lojën e tij.

Ruiz ka arritur që deri më tani në këtë sezon të shënojë vetëm një gol në 12 paraqitje për Napolin. /Telegrafi/