Telegrafi

Real Madridi vendos përfundimisht për të ardhmen e Casemiros

Klubi i madh spanjoll, Real Madridi është i vendosur të mbajë edhe më tutje në skuadër mesfushorin brazilian, Casemiro.

Kohët ekonomike janë të vështira dhe Casemiro nuk ka mungesë të ekipeve që e duan, por Los Blancos nuk mund të tundohet nga asnjë shumë.

Sipas gazetës Marca, e tillë është rëndësia e Casemiros për ekipin e Real Madridit që nuk do të dëgjojë as ndonjë ofertë që vjen për mesfushorin këtë verë.

Lexo po ashtu Toni Kroos zgjedh formacionin me lojtarët më të mirë me të cilët ka luajtur

Casemiro ka një kontratë deri në vitin 2023 me Mbretërit dhe klubi shpreson se ai do ta përmbushë atë, gjë që duket se është qëllimi i të dyja palëve.

Paris Saint-Germain u interesua për të verën e kaluar dhe atë më parë, por u bë e qartë se ai nuk ishte në shitje.

Ndryshe, mesfushori brazilian ka fituar çdo trofe të mundshëm me Los Blancos, duke qenë titullar i padiskutueshëm në mesfushën e Zinedine Zidane. /Telegrafi/