Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar vazhdon të mbetet ëndrra e transferimeve për klubin e madh spanjoll, Real Madridin.
Sezoni i sivjetmë ka rezultuar si i dështuar për Real Madridin, pasi nuk janë më në garë për asnjë trofe.
Mbretërit e filluan sezonin me Julen Lopeteguin, i cili u shkarkua për t’u zëvendësuar nga Santiago Solari, ndërsa argjentinasi i la vend Zinedine Zidanes.
Rikthimi i trajnerit francez ka bërë që të ngjallen ndjenjat e fitoreve dhe trofeve, ndërsa me klubin po lidhen edhe emra të mëdhenj që mund të transferohen në verë.
Sipas gazetës spanjolle Marca, sulmuesi brazilian Neymar vazhdon të mbetet ëndërr e klubit mbretëror.
Largimi i Cristiano Ronaldos në verë drejt Juventusit ka lënë boshllëk të madh golash te Reali dhe drejtuesit e klubit synojnë zëvendësimin e tij me Neymarin.
PSG ka probleme me UEFA-n në lidhje me Fair Play Financiar dhe mund të detyrohet ta shes brazilianin, por çmimi që Reali duhet të paguajë është së paku 200 milionë euro. /Telegrafi/