Real Madridi ka fituar 3-1 në shtëpi ndaj Athletic Bilbaos në kuadër të javës së 13-të në La Liga.
Bilbao e filloi mjaft keq takimin, shkaku që mbetën me një lojtar më pak në fushë,
Raul Garcia u ndëshkuar fillimisht me karton të verdh në minutën e tetë dhe pesë minuta më vonë, pranoi edhe të dytën për t’u përjashtuar nga loja.
45'+2' | 1-0 | ¡¡¡¡GOOOOOOOOOOOOOOOOOOL DE @ToniKroos!!!! #FIFA21 | #HalaMadrid pic.twitter.com/hmrYa2Ka6T
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) December 15, 2020
Ishte Toni Kroos ai që shënoi golin e parë për madrilenët në këtë takim, në minutën e 45+1-të.
Në pjesën e dytë, Los Blancos u befasuan, pasi edhe pse me dhjetë lojtarë në fushë, Bilbao i barazoi shifrat në 1-1 me golin e Ander Capa (52′).
74' | 2-1 | ¡¡¡¡GOOOOOOOOOOOOOOOOOOL DE @Benzema!!!! #FIFA21 | #HalaMadrid pic.twitter.com/PuS9usSvxA
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) December 15, 2020
Mirëpo, Karim Benzema doli të ishte shpëtimtari i Real Madridit, pasi në minutën e 74-të riktheu epërsinë për skuadrën e tij.
Madrilenët nuk u ndal me kaq dhe shënuan edhe golin e tretë me anë të sulmuesit francez (90+2′).
90'+2' | 3-1 | ¡¡¡¡GOOOOOOOOOOOOOOOOOL DE @Benzema!!!! #FIFA21 | #HalaMadrid pic.twitter.com/MAq7De1lzq
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) December 15, 2020
Pas javës së 13-të, Real Madridi gjendet në vendin e tretë me 26 pikë, aq sa kanë Real Soviedadi në të parin dhe Atletico Madridi në të dytin.
Skuadra që drejtohet nga Zinedine Zidane në xhiron e 14-të do të takohet me Eibarin. /Telegrafi/