Djali 11-vjeçar i futbollistit të vdekur disa javë më parë, Jose Antonio Reyes, ka nënshkruar për Real Madridin pas largimit nga Leganes.
Siç njoftohet nga një postim në Instagram, Jose Antonio Reyes Lopez do të luajë në akademinë e klubit që babai i tij i ndjerë luajti në vitin 2006/07, duke ndihmuar Los Blancos të fitojnë titullin e La Ligës me një gol të rëndësishëm kundër RCD Mallorca në ndeshjen e fundit të sezonit.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar për të filluar një kapitull të ri në Real Madrid”, ka shkruar fillimisht djaloshi i ri pas nënshkrimit të kontratës.
“Dua të falënderoj të gjithë ata njerëz që më kanë mbështetur dhe më kanë besuar mua, veçanërisht familjen time. Do të vazhdoj të kënaqem, të punoj dhe të mësoj me përulësi”, përfundon djali i Reyesit.
Reyes Jr kaloi kohë në formacionin e të rinjve në Leganes, duke përfunduar si golashënuesi më i mirë në një turne kombëtar sezonin e kaluar. Transferimi i tij te Reali u pajtua përpara vdekjes tragjike të babait të tij, por pas kësaj, presidenti Florentino Perez premtoi të kujdesej për të riun deri në moshën 18-vjeçare.
Reyes vdiq në një aksident me makinë më 1 qershor, me kushëririn e tij 23-vjeçar Jonathan Reyes dhe një pasagjer të tretë Juan Manuel Calderon që gjithashtu humbi jetën.
35-vjeçari, i cili ishte pjesë e Arsenalit, që fitoi titullin 2003/04 pa humbje në Ligën Premier, ishte duke luajtur me Extremadura në nivelin e dytë të futbollit spanjoll para aksidentit tragjik.
Lojtari më i ri që luajti për Sevillën në moshën 16 vjeçare, Reyes vazhdoi të luajë për të dy klubet e Madridit dhe Benfican para se të nënshkruante një kthim të ëndrrave tek ekipi Andaluzian në 2012.
Reyes më vonë fitoi Ligën e Evropës dy herë në Atletico Madridin dhe tri herë radhazi me Sevilla. Ai u paraqit 21 herë për Spanjën, duke shënuar katër herë. /Telegrafi/