Telegrafi

Real Madridi me transferimin e dekadës: 170 milionë euro për Mbappen te PSG

Sipas raportimeve, Real Madridi po tenton ‘nënshkrimin e dekadës’ për të siguruar një marrëveshje për sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe.

Francezi është lidhur shumë me një largim nga PSG këtë vit me kontratën e sulmuesit që përfundon në fund të sezonit aktual dhe gjigantët e Ligue 1 mund të rrezikojnë të humbasin 22-vjeçarin në një transferim falas verën e ardhshme.

PSG ka qëndruar në vendosmërinë e tyre për të mbajtur Mbappen pavarësisht situatës së tij në kontratë, pasi siguroi nënshkrimin falas të Lionel Messit nga Barcelona.

Por, sipas mediave spanjolle AS – Real Madrid do të fillojë qasjen e tyre për Mbappen më 30 gusht – një ditë para përfundimit të afatit kalimtar – për ta bërë atë nënshkrimin e tyre për një shjmë rreth 170 milionë euro.

Raporti shton se sulmuesi i Realit, Karim Benzema, i cili luajti në Euro 2020 me Francën së bashku me Mbappen këtë verë, po i jep mesazhe sulmuesit të ri shpesh dhe po i kërkon yllit të PSG-së të ndryshojë Parisin për Madridin.

Gjigantët e La Ligës gjithashtu thuhet se i kanë thënë Mbappes të mos bëjë asnjë lëvizje që do të zemërojë PSG-në dhe presidentin e tyre Nasser Al-Khelaifi, pasi taktika e detyrimit të një largimi nuk do të funksiononte mirë me klubin francez. /Telegrafi/