Real Madridi thuhet se ka nënshkruar një marrëveshje marramendëse me shumë prej 1.1 miliard eurosh me firmën e njohur të veshmbathjeve Adidas.
Gjiganti gjerman i veshjeve sportive dhe klubi spanjoll kanë bashkëpunuar që nga viti 1998 dhe Adidas konfirmoi se një marrëveshje e re është e mundshme, ndonëse kompania nuk ofroi detaje financiare.
Shifra prej 1.1 miliard eurosh pritet të jetë shuma e garantuar që do të marrë klubi spanjoll dhe mendohet të jetë marrëveshja më fitimprurës në historinë e futbollit.
Real Madrid mund të fitojë më shumë se 152 milionë euro në vit pas bashkëpunimit, një ngritje masive mbi 52 milionë euro nga marrëveshja e tyre aktuale dhe shumë më përpara rivalëve të Barcelonës, të cilët thuhet se fitojnë rreth 85 milionë euro në vit nga Nike.
👕🤝 @RealMadrid and adidas extend their successful alliance with a deal that is unprecedented in the sporting industry.https://t.co/FsGrVT7c0a | #RealMadrid https://t.co/jJkycnwUFt
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) May 8, 2019
“Kjo marrëveshje do të na ndihmojë të arrijmë misionin tonë për të qenë kompania më e mirë sportive në botë. Ajo gjithashtu mbështet udhëheqjen e Adidasit në kategorinë e futbollit”, ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë, Kasper Rorsted.
Ndërsa kompania nuk ka publikuar shifrat financiare të marrëveshjes, ata nuk kundërshtojnë shifrat e raportuara më parë me një marrëveshje që ishte me vlerë prej 1.6 miliardë eurosh.
Marrëveshja e re do të zgjasë deri në vitin 2028, ndërsa kontrata aktuale do të përfundojë në vitin 2020.
Adidas është ballafaquar në vitet e fundit me konkurrencën e veshjeve sportive më të mira në Evropë, si Puma dhe Nike. /Telegrafi/