Telegrafi

Real Madridi thuhet se ka bërë tashmë ofertë për transferimin e Mbappes në janar

Real Madridi thuhet se ka bërë një ofertë prej 50 milionë euro për të nënshkruar me Kylian Mbappe nga Paris Saint-Germain këtë afat kalimtar të janarit.

Kontrata e Mbappes me PSG-në është vendosur të skadojë në fund të sezonit, në të cilën pikë pritet gjerësisht që francezi të bëjë një lëvizje të paralajmëruar prej kohësh në Santiago Bernabeu.

Real Madridi kishte bërë dy oferta në fund të afatit kalimtar të verës së fundit, por që të dyja ishin refuzuar nga klubi francez.

Lexo po ashtu Real Madridi beson se mund të transferojë Mbappen dhe Haalandin në verë

Megjithatë, drejtuesit e Los Blancos e duan Mbappen në Bernebau dhe nuk e kanë ndërmend të ndalen për transferimin e tij.

Sipas agjentit të njohur italian, Giovanni Branchini, në komentet e bëra në La Gazzetta Dello Sport dhe Diario Sport, Florentino Perez është aq i etur për të transferuar lojtarin e tij sa që ka bërë një lëvizje tjetër tashmë.

Branchini ka thënë se Real Madridi ka bërë një ofertë prej 50 milionë euro për të nënshkruar me yllin francez.

Real Madridi e ka hedhur poshtë pretendimin e Branchinit, dhe të gjithë zërat që dalin nga kryeqyteti spanjoll tregojnë se deri në verë nuk do të ndodhë ndonjë marrëveshje që përfshin të dy palët.

Ndryshe, Reali do të përballet me PSG-në në fazën e 1/16-tës në Ligën e Kampionëve muajin e ardhshëm, një ndeshje që do të shohë Lionel Messin dhe Sergio Ramos të kthehen në Spanjë për herë të parë që nga largimi në verë. /Telegrafi/