Site icon Telegrafi

Real Madridi thuhet se ka arritur marrëveshje me Mbappen, do të thyhet rekordi i transferimeve

Real Madridi në këtë verë tentoi ta transferonte Neymarin nga Paris Saint-Germiani, mirëpo që këta të fundit kërkuar më shumë se sa që duhej.

Los Blancos thuhet se kanë hequr dorë nga transferimi i brazilianit problematik, mirëpo nuk do ta largojnë presionin ndaj skuadrës franceze.

Sipas Diario AS, madrilenët tani po tentojnë transferimin e Kylian Mbappes nga kampioni i Ligue 1, derisa janë të gatshëm ta thyejnë rekordin e transferimeve që mbahet nga Neymari.

Mbappe pëlqehet shumë nga Real Madridi dhe trajneri Zidane (Foto: Getty Images/Guliver)

27-vjeçari u transferua në Parkun e Princave në verën e vitit 2017 nga Barcelona për shumën e 222 milionë euro, mirëpo që në verën e vitit 2020 mund t’i thyhet.

Lexo po ashtu Mbappe bëhet objektivi kryesor i Real Madridit

Mbappe pritet të vendos një rekord të ri në tregun e transferimeve pasi Real Madrid është i gatshëm ti ofroj PSG, 225 milionë euro plus 50 milionë të tjera në formë bonusesh.

Talenti francez gjithashtu do të jetë lojtari më i paguar në botë teksa në Madrid do të përfitoj 35 milionë euro kesh në sezon plus pesë milionë të tjera varësisht nga forma që tregon. /Telegrafi/

Exit mobile version