Telegrafi

Real Madridi thuhet se e ka fituar garën për transferimin e Haalandit

Klubi spanjoll, Real Madridi thuhet se ka fituar garën për transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Haaland është njëri nga lojtarët më të mirë në botë në qarkullim dhe forma e tij me shumë gola të shënuar ka rënë në sytë e gjitha skudrave të mëdha evropiane.

Real Madridi, Barcelona, Manchester Unitedi, Liverpooli, Manchester City, Chelsea Paris Saint-Germain dhe Juventusi janë klubet e interesuara për norvegjezin.

Lexo po ashtu Guardiola i gatshëm të shesë Sterlingun dhe të financojë transferimin e dy yjeve të mëdhenj te Man City

Megjithatë, Mbretërit nga Madridi thuhet se kanë të ngjarë ta fitojnë garën për transferimin e Haalandit.

Sipas gazetës spanjolle AS, Real Madridi ka fituar tashmë garën për Haaland, por ata do të presin deri në vitin 2022 për ta nënshkruar atë.

Lexo po ashtu Perez: Nënshkrimet e Mbappe dhe Haaland janë të pamundura për të gjithë pa Superligën Evropiane

Los Blancos do të përqendrojnë të gjitha përpjekjet e tyre në zbarkimin e yllit të PSG, Kylian Mbappe këtë verë, me Haaland të lumtur të qëndrojë në Dortmund për një vit më shumë.

BVB do të jetë i gatshëm të sanksionojë lëvizjen e Haaland në Madrid në fund të sezonit 2020-21 dhe ta lejojë transferimin e tij një vit më vonë. /Telegrafi/