Telegrafi

Real Madridi tenton transferimin e anëtarit të Lilles

Real Madidi është i gatshëm që të transferojë mbrojtësin e Lilles, Gabriel Magalhaes si alternativë për Dayot Upamecano.

AS raporton se Los Blancos e kanë bërë prioritet transferimin e Upamecanos, mirëpo nëse dështojnë do të shkojnë për anëtarin e skuadrës franceze.

Raportohet se madrilenët kanë arritur marrëveshje me mbrojtësin, mirëpo Rasenball Sport Leipzig ende ngurron në shitjen e tij.

Kështu, Reali tani është i fokusuar te Magalhaes dhe nëse nuk e transferojnë mbrojtësin e skuadrës gjermane, atëherë do të ofrojnë në Santiago Bernabeu brazilianin.

Upamecano është cak i skuadrave si, Arsenal, Juventus e Paris Saint-Germain, mirëpo ende nuk kanë arritur të bindin RB Leipzigun me ofertat e tyre. /Telegrafi/