Real Madridi është i përgatitur të subvencionojë 50 për qind të pagës së Gareth Bale për sezonin e ardhshëm për të lehtësuar kthimin e tij në Ligëm Premier këtë verë.
Sipas mediumit The Telegraph, dëshira e Real Madridit për ta larguar uellsianin gjatë kësaj vere do të thotë se ata janë të gatshëm të pranojnë një goditje të vogël financiare për ta bërë këtë.
Bale festoi ditëlindjen e 31-të muajin e kaluar dhe ka qenë e raportuar gjerësisht se klubi kanë prioritet shitjen e reprezentuesit të Uellsit këtë verë.
Sulmuesi u rreshtua për një kalim në Superligën Kineze një vit më parë, por Los Blancos bllokuan marrëveshjen në momentin e fundit pasi ata nuk donin ta humbnin lojtarin falas.
Bale u bashkua me Realin në verën e 2013 nga Tottenham Hotspur pasi kishte luajtur për klubin londinez në Ligën Premier pasi kishte depërtuar fillimisht në Southampton.
E ardhmja e tij u vu në pikëpyetje kohëve të fundit pasi ai refuzoi të ishte pjesë të skuadrës së Realit për ndeshjen e tyre të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt muajin e kaluar.
Javën e kaluar, lojtari ishte kritik ndaj Real Madridit për “bllokimin e gjithçkaje” në lidhje me largimin e tij të mundshëm nga kryeqyteti spanjoll, pasi ai pranoi se ishte i hapur për një largim për herë të parë.
Bale luajti vetëm 1,261 minuta sezonin e fundit – më e ulëta e periudhës së tij në kryeqytetin spanjoll dhe ka humbur 13 ndeshje për shkak të dëmtimit, ndërsa ai ishte neglizhuar nga trajneri Zinedine Zidane në 17 raste të tjera.
Pretendohet se marrëdhënia e Bale me Zidane ishte prishur dhe situata për të në Madrid duket të jetë e paqëndrueshme. /Telegrafi/