Telegrafi

Real Madridi tani ia merr nga dora fuqinë Barcelonës në kombëtaren e Spanjës

Spanja e Luis Enrique mori një fitore të madhe me rezultat 6-0 ndaj Kroacisë, ndërsa ky edicion konfirmon zhvendosjen e fuqisë së skuadrës nga Barcelona te Real Madridi.

Kur Real Madridi kishte gjashtë lojtarë në formacion të Spanjës duhet të kthehesh 16 vjet më herë, pasi në vitet e fundit ka qenë Barcelona, ajo që ka dominuar me lojtarë.

Aktualisht në skuadër është vetëm Sergio Busquets.

Në finalen e Kupës së Botës të vitit 2010, Vicente del Bosque kishte gjashtë lojtarë të Barcelonës (Puyol, Pique, Busquets, Xavi, Iniesta dhe Pedro) bashkë me Villa që sapo kishte nënshkruar nga Valencia.

Barcelona kishte përfaqësimin e tyre më të madh në një miqësore kundër Uruguajt në vitin 2013, ku luanin shtatë lojtarë nga minuta e parë, ndërsa në një fazë të ndeshjes kishte nëntë lojtarë në fushë.

Që nga ajo kohë, ndikimi i Barcelonës është zvogëluar.

Së fundmi u pensionuan nga kombëtarja emra të mëdhenj si Gerard Pique dhe Andres Iniesta, ndërsa Jordi Alba e ka humbur vendin e tij.

Nga Real Madridi ftohen emra si Isco, Carvajal, Nacho, Asensio dhe Lucas Vazquez,  që ishin të pranishëm edhe në Kampionatin Botëror.

Gjatë Kampionatit Botërore të Rusisë , ata ishin klubi më i përfaqësuar spanjoll me gjashtë lojtarë. /Telegrafi/