Manchester United duhet që pjesë të kësaj marrëveshje ta bëjë David De Dean, që Real Madridi ta lirojë Toni Kroosin drejt Old Traffordit.
Trajneri i United, Jose Mourinho është i dëshpëruar me mesfushorët e klubit dhe Kroosin e sheh si objektivin e tij të parë.
Gjermani ka qenë gjithmonë i kërkuar nga Manchester Unitedit, por Los Blancos kishin reaguar duke e blerë nga Bayern Munich në vitin 2014.
Gjigantët spanjollë janë të gatshëm të negociojnë një marrëveshje me Unitedin, por pretendimi i tyre mbetet De Gea.
Reali nuk kanë hequr dorë nga interesimi i tyre për De Gean, pasi që dështuan të nënshkruanin në vitin 2015.
Por tani klubet kanë një mundësi për marrëveshje dhe presidenti i Realit, Florentino Perez, e ka ëndërr të nënshkruajë me portierin.
Mësohet se lojtarët janë të gatshëm që të nënshkruajnë me klubet, por ka mbetur që të caktohet shuma e pagave të tyre. /Telegrafi/