Telegrafi

Real Madridi synon t’i kthehet fitores në ndeshje ndaj Celta Vigos, formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Celta Vigo kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Mbretërit janë nikoqir të Vigos në takimin e vlefshëm për javën e 17-të, takim që zhvillohet në stadiumin Alfredo di Stefano me fillim nga ora 21:00.

Ekipi i Zinedine Zidane pati pesë fitore radhazi para së te barazonte në takimin e fundit me Elchen dhe synon t’i kthehet fitores pikërisht ndaj Celtas.

Në anën tjetër, mysafirët gjithashtu janë në formë të lartë me pesë fitore dhe një barazim në gjashtë ndeshjet e fundit dhe duan ta vazhdojnë këtë seri pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrat kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Varane, Nacho, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Lucas Vazquez, Benzema, Asensio

Celta Vigo: Ruben Blanco; Hugo Mallo, Araujo, Murillo, Olaza; Tapia; Denis Suarez, Brais Mendez; Nolito, Santi Mina, Iago Aspas.

/Telegrafi/