Real Madridi po monitoron nga afër portierin turk të Trabzonsporit, Onuralp Cevikkan, para një transferimi të mundshëm sipas mediave spanjolle.
Reprezentuesi i grupmoshave të Turqisë është njëri ndër portierët e rinj më të dalluar në elitën e futbollit turk.
Gazeta spanjolle AS ka raportuar se skautët e Real Madridit ishin të pranishëm për ta përcjellë atë në sfidën mes grupmoshave U18 të Turqisë dhe Spanjës.
Cevikkan ka qenë pjesë e Trabzonspor që nga viti 2023, pasi iu bashkua atyre nga Altinordu për shumën e 700 mijë eurove.
🚨 NEW: Real Madrid are interested in 18yo Turkish GK Onuralp Çevikkan. They want him for Castilla. @diarioas 🇹🇷🧤 pic.twitter.com/jCH57fhl9X
— Madrid Zone (@theMadridZone) January 27, 2025
19-vjeçari ka marrë një herë ftesën në ekipin e parë të Trabzonsporit, por nuk ka bërë ende debutimin e tij ani pse është shumë i vlerësuar brenda klubit.
Real Madridi po synon që të shtojë më shumë lojtarë të rinj dhe kualitativ në radhët e tyre, dhe tashmë Cevikkan po konsiderohet si njëri prej tyre.
Skuadra e Carlo Ancelottit mund të duhet të paguajë deri në 10 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij këtë muaj.
Në rast se Cevikkan transferohet tek Real Madridi, atëherë ai do të ribashkohej me bashkëvendasin e tij Arda Guler./Telegrafi/