Telegrafi

Real Madridi synon fitore të madhe ndaj Bilbaos në udhëtim, formacionet zyrtare

Foto: AS.com

Athletic Bilbao dhe Real Madridi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Mbretërit janë mysafir të baskëve në ndeshjen derbi të javës së 34-të në La Liga, takim që zhvillohet në San Mames nga ora 14:00.

Ekipi i Zinedine Zidanes vjen nga një seri pozitive me gjashtë fitore radhazi dhe duan fitoren e radhës për t’iu ofruar edhe më shumë titullit në La Liga.

Në anën tjetër, vendasit gjithashtu janë në formë të mirë dhe duan rezultat pozitiv nga kjo ndeshje për të mbetur në hap për një vend që i dërgon në Evropë.

Zidane ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime, ndërsa trajneri i Bilbaos starton me formacionin më të mirë të mundshëm.

Athletic Bilbao: Simon; Cara, Yeray, I.Martinez, Yuri; Munain, Lopez, Dani Garcia, Cordoba; Raul Garcia, Williams;

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Ramos, Marcelo; Modric, Casemiro, Valverde; Asensio, Benzema, Rodrygo;

/Telegrafi/