Jude Bellingham, 19-vjeçari anglez që luan si mesfushor te Borussia Dortmundit, është dëshira e madhe e Real Madridit.
Për interesimin e klubit madrilen për Bellingham është shkruar muajt e fundit, ku ai shihet si pasardhës i Luka Modric.
Marca sot shkruan se Borussia Dortmundi do të kërkojë 150 milionë euro për kartonin e tij .
Historia rreth skenarit të Bellingham do të jetë si ajo e Erling Haaland. Dallimi kryesor është se Haaland kishte një klauzolë largimi, ndërsa kontrata e Bellingham nuk e ka këtë.
Ngjashmëria është gjithashtu se Real Madrid dhe Manchester City janë të interesuar, por edhe Chelsea dhe Liverpool, shkruan Marca.
Bellingham ka kontratë me Borussia Dortmundin deri në vitin 2025.
Real Madrid tashmë po punon për të sjellë Bellinghamin, të cilin e shohin si një përmirësim në mesfushë, në të cilën tashmë janë sjellë edhe dyshja e talentuar Eduardo Camavinga dhe Aurelien Tchouameni. /Telegrafi/