Barcelona ka një avantazh 1-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit me Real Madridin. Në Camp Nou, ata do të shijojnë shanset e tyre për të kaluar në finale kundër Osasuna.
Sipas gazetës Mundo Deportivo , Blaugranët nuk kanë humbur asnjë ndeshje me eliminim direkt kur kanë marrë epërsinë në Camp Nou në 61 vjet.
Hera e fundit që ndodhi ishte kundër Real Madridit në vitin 1962, në atë që atëherë njihej si Copa del Generalissimo.
Barcelona, e drejtuar nga legjenda Ladislao Kubala, kishte fituar 1-0 në Santiago Bernabeu me golin e Eulogio Martinez. Në ndeshjen e kthimit, Los Blancos fituan 3-1.
Skuadra e Carlo Ancelottit gjithashtu shpreson të shkëpusë një seri prej tre humbjeve radhazi ndaj Barcelonës këtë sezon.
Me garën për titull në La Liga që duket si e përfunduar, ndeshja e Copa del Rey duket si një derbi i rëndësisë së veçantë. /Telegrafi/