Real Madridi synon ta përmbyll me sukses transferimin e mbrojtësit Alphonso Davies dhe të mos dështoj sikurse me Leny Yoro.
Sipas mediumit Relevo, Bayern Munich tani është pajtuar për të humbur mbrojtësin e tyre të majtë, Davies, në vitin 2025.
Nuk ka pasur bisedime për vazhdimin e kontratës mes dy palëve dhe klubi beson se ai do të bashkohet me Real Madridin si lojtarë i lirë verën e ardhshme.
Megjithatë, Los Blancos po kërkojnë të shmangin një përsëritje të asaj që ndodhi në ndjekjen e tyre për transferimin e mbrojtësit Leny Yoro.
El Bayern se resigna con Davies y el Madrid quiere evitar otro ‘caso Yoro’.
◾️ Los blancos mantienen al lateral izquierdo como objetivo para el verano de 2025.
✍️ @JorgeCPicon https://t.co/uOmjAiUQjx
— Relevo (@relevo) September 21, 2024
Ata e morën si të mirëqenë nënshkrimin e francezit dhe e panë atë të bashkohej me Manchester United këtë verë.
Por, Real Madridi nuk do ta marrë aq lehtë sagën e transferimeve të Davies. Ata do t’i ofrojnë atij një pagë të majme dhe do të shtyjnë që ai të nënshkruajë një para-kontratë me ta në janar 2025.
Mbrojtësi i majtë kanadez është i kënaqur me interesin e treguar nga Los Blancos ndaj tij dhe është i etur për të kaluar në Spanjë vitin e ardhshëm. /Telegrafi/