Telegrafi

Real Madridi ‘shkatërron’ Galatasarayn – Rodrygo shënon het-trik

Real Madrid . (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Real Madridi është këndellur në garë më të fortë në Evropë, atë të Ligës së Kampionëve, duke fituar bindshëm ndaj Galatasarayt me rezultat 6-0.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për mbretërit, duke shënuar dy herë në shtatë minutat e para.

Ishte Rodrygo që shënoi dy herë në minutat 4 dhe 7 pas asistimeve të Marcelos.

Rodrygo sonte ishte në top formë . (Foto: Angel Martinez/Getty Images)

Dilemën e fituesit e zgjodhi Sergio Ramos kur shënoi nga penalltia në minutën e 30-të për 3-0.

Por nuk u mbyll me kaq pasi që Rodrygo asistoi te Karim Benzema në minutën e 45-të për 4-0.

Pamje nga ndeshja . (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë Real Madridi më shumë e ruajti epërsinë e krijuar, duke tentuar herë pas herë të shënojë edhe ndonjë gol.

Karim Benzema shënoi edhe një herë në minutën e 81-të për 5-0. Rodrygo e kompletoi het-trikun e tij në kohën shtesë për 6-0.

Me këtë fitore Real Madridi tani ka 7 pikë dhe është në vendin e dytë. /Telegrafi/