Site icon Telegrafi

Real Madridi i shënon Chelseat – duket se ka përfunduar gjithçka në Stamford Bridge

Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Chelsea në Stamford Bridge në kuadër të ndeshjes së dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Derisa pjesa e parë përfundoi pa gol, e dyta ka nisur furishëm në favor të Los Blancos.

Ishte minuta e 58-të e takimit, kur Vinicius Junior asistoi te Rodrygo, që realizoi për 1-0.

Real Madridi është aktualisht duke udhëhequr me rezultat të përgjithshëm 3-0 ndaj Bluve, dhe duket se këta të fundit janë përshëndetur me këtë garë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version