Site icon Telegrafi

Real Madridi rekord shifër për Harry Kane

Real Madridi është gati të shpenzojë hiq më pak se 200 milionë euro për sulmuesin e Tottenhemit, Harry Kane.

Sipas informacioneve të fundit, kampionët e Spanjës kanë vendosur të shpenzojnë  shumë rekord për sulmuesin anglez.

Kane është shpallur golashënuesi më i mirë i Ligës Premier në dy sezonet e fundit dhe 24-vjeçari ka shënuar 6 gola në 7 ndeshjet e fundit në Angli.

Sipas gazetës Don Balon, Reali është gati të thyejë rekordin e tyre të transferimeve, në mënyrë që të firmosë me Kanen i cili është në vitet e tij më të mirë të karrierës.

Lexo po ashtu Harry Kane, ‘vrasësi’ i portave – Ka shënuar më shumë gola në vitin 2017 se shtatë skuadra të Ligës Premier (Foto/Video)

Kene shihet si zëvendësuesi ideal i Benzema në të ardhmen.

Por francezi ka nënshkruar një kontratë të re me Realin që e lidh deri në vitin 2022.

Po ashtu edhe Kane ka kontratë me Tottenhem Hotspurin edhe për pesë vite.

Kane pëlqehet edhe nga Manchester United që kanë kërkuar informacione për sulmuesin. /Telegrafi/  

Exit mobile version