Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka refuzuar të nënshkruajë me Zlatan Ibrahimovicin në këtë muaj.
Agjenti i sulmuesit të Manchester United, Mino Raiola, ua ka ofruar suedezin klubit të Real Madridit, sipas El Mundo Deportivos.
Por mësohet se Perez e ka refuzuar ofertën, pasi ai nuk dëshiron të punojë me agjentin Raiola.
Po ashtu edhe stafi i trajnerëve nuk e ka dashur që ta ofrojë në klubin, pasi nuk mendojnë se do të ishte e mirë për atmosferën në dhomat e zhveshjes.
Ibrahimovici është kthyer të luajë përsëri pas dëmtimit të madh që e kishte pësuar në gju.
Qëndrimi i Perez ndaj Raiolës nuk e vë në rrezik interesimin e Realit për portierin e Milanit, Gigio Donnarumma.
Real Madridi është duke punuar që të sjell lojtarë pasi ky sezon po shkon drejt një dështimi. /Telegrafi/