Roma ka bërë ofertë prej 30 milionë eurove për Lucas Vazquezin, por që është refuzuar nga Real Madridi.
Sipas medieve spanjolle, Roma e sheh Vazquez si alternativë nëse dështon transferimi i yllit të Leicester Cityt, Riyad Mahrez.
Propozimi ka qenë në vlerë prej 30 milionë euro, por që është refuzuar.
Anësori 26-vjeçar shihet si lojtar i duhur për krahun, ndërsa ka edhe tri paraqitje me Spanjën.
Sezonin e shkuar Vazquez ka shënuar katër gola dhe ka dhënë 14 asistime. /Telegrafi/