Telegrafi

Real Madridi refuzon ofertën e fundit të Manchester United për Moratan

Manchester Unitedit i është refuzuar oferta e fundit për Alvaro Moratan, me Real Madridin që nuk zbret nga shifra e 90 milionë eurove. 

Djajtë e Kuq janë në kërkim të sulmuesi që do t’i prijë skuadrës për sezonin 2017/18.

United vazhdon të jetë i lidhur vetëm me sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Morata, që pëlqehet tej mase nga Jose Mourinho.

Trajneri e do në skuadër spanjollin para nisjes për në SHBA ku do t’i zhvillojë ndeshjet miqësore.

Goal mëson se oferta e fundit e United është refuzuar.

United ka rritur ofertën nga 70 milionë sa ishte oferta e parë, në 80 milionë.

Morata, ka shënuar 20 gola në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, prej rikthimit nga Juventus për 32 milionë euro.

United ka qenë i lidhur edhe me transferimin e Antoine Griezmann dhe Romelu Lukakut.  /Telegrafi/