Real Madridi është i interesuar ta lejojë largimin e yllit kolumbian, James Rodriguez, vetëm si shitje përfundimtare.
Kolumbiani, i cili luajti shpesh në fillimin e sezonit, ka parë minutat e tij të bëhen më të kufizuara në vazhdimin e sezonit.
E ardhmja e tij në Santiago Bernabeu është e pasigurt dhe klube të ndryshme kanë kontaktuar Real Madridin për një veprim të mundshëm huazimi.
Sipas gazetës Marca, Mbretërit nuk janë të gatshëm të lejojnë huazimin e Rodriguezit.
Los Blancos do të ishin të interesuar vetëm në një shitje përfundimtare të ish-yllit të Monacos.
Ndryshe, James ka qenë i kufizuar në vetëm shtatë paraqitje në La Liga në total këtë sezon. /Telegrafi/