Site icon Telegrafi

Real Madridi refuzoi transferimin e Cancelos në janar

Klubi spanjoll, Real Madridi thuhet se ka refuzuar transferimin e Joao Cancelos në formë huazimi nga Manchester City në afatin kalimtar të janarit.

Los Blancos janë rrënuar nga lëndimet që nga rikthimi i futbollit vendas në fund të vitit të kaluar, me mbrojtjen që ka pësuar një sërë goditjesh në javët e fundit.

David Alaba ka munguar muajin e fundit, ndërsa Ferland Mendy do të mungoj për dy muaj për shkak të një dëmtimi muskulor. Eder Militao ka pësuar një lëndim kundër Valencias të enjten dhe zyrtarët e klubit do të shpresojnë që të mos jetë serioz për brazilianin.

Lexo po ashtu Pse Real Madridi nuk po nënshkruan me asnjë lojtarë?

Pavarësisht vështirësive të tyre, Real Madridi vendosi të mos sjellë ndonjë përforcim në janar, duke zgjedhur të punojë me burimet e tyre të kufizuara.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano zbuloi se ata kishin mundësinë të nënshkruanin me mbrojtësin e Manchester Cityt, Joao Cancelo, por vendosën kundër marrëveshjes në janar.

 

Arsyet e Real Madridit përfshijnë besimin e tyre në skuadrën e tyre aktuale, e cila përfshin mbrojtësin e ri brazilian Vinicius Tobias, i cili ka bërë përshtypje për Real Castilla këtë sezon.

Në fund, Cancelo u transferua te kampioni gjerman, Bayern Munich, në formë huazimi deri në fund të sezonit dhe ata rezervojnë të drejtën për të nënshkruar me portugezin në baza të përhershme gjatë verës. /Telegrafi/

Exit mobile version