Telegrafi

Real Madridi publikon pamjet rrëqethëse nga lëndimi i Rudiger dhe intervenimi i mjekëve që i bën në dhomat e zhveshjes

Antonio Rudiger ka qenë shpëtimtar i Real Madridit në xhiron e katërt të Ligës së Kampionëve.

Los Blancos barazuan në udhëtim te Shakhtar Donetsk me rezultat 1-1, por deri në sekondat e fundit të ndeshjes e panë vetën duke humbur.

Mbrojtësi gjerman shënoi një gol në sekondat e fundit, derisa mbeti i lënduar pasi në atë moment pas një përplasje me portierin ukrainas e qau arkadën e tij.

Në atë moment Rudiger mbeti i shtrirë në tokë me gjakun që e kishte mbuluar fytyrën e tij.

U desh intervenimi i shpejtë i stafit mjekësorë të Real Madridit të cilët me urgjencë e futën gjermanin në dhomat e zhveshjes.

Qendërmbrojtësi gjerman iu nënshtrua menjëherë një intervenimi në dhomat e zhveshjes, kur Real Madridi ka publikuar të gjitha pamjet.

Rudiger shihej teksa kishte dhimbe të mëdha gjatë procesit të qepjes së arkadës së tij, derisa afër i qëndruan edhe shokët e skuadrës si Toni Kroos e David Alaba, por edhe trajneri Carlo Ancelotti.

Gjithsesi ish-anëtari i Romës dhe Chelseat e ka kaluar mirë këtë dhe ka postuar foto në rrjete sociale duke i falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe mesazhet.

Megjithatë paraqitja e tij në El Clasico në fundjavë vazhdon të jetë në dyshim. /Telegrafi/